Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaMurati takohet me shefin e misionit të FMN’së për Kosovën, flasin për...

Murati takohet me shefin e misionit të FMN’së për Kosovën, flasin për mundësitë për bashkëpunim

Ministri i Financave, Hekuran Murati, me guvernatorin e BQK’së Ahmet Ismaili janë takuar me shefin e misionit të FMN’së për Kosovës, David Amaglobeli.

Ministria njofton se Murati gjatë takimit ka prezantuar disa indikatorë ekonomikë dhe progresin që ka arritur Kosova.

Ndërsa Amaglobeli e ka përgëzuar Kosovën për performancën e mirë makroekonomike.

“Ministri Murati përgjatë takimit prezantoi disa nga indikatorët ekonomikë dhe progresin që ka arritur Kosova. Ndër të tjera, Ministri Murati përmendi edhe nivelin e ulët të borxhit publik. Nga ana e tij, Amaglobeli përgëzoi Kosovën për performancën e mirë makroekonomike, që reflektohet me rritje të ekonomisë përtej parashikimeve fillestare, dhe me shkallë inflacioni të ulët, e cila në shtator shënoi 0.4%.”

Ministria bën të ditur se për cfarë projekte e programe u diskutua.

“Palët vijuan diskutimet rreth projekteve dhe programeve aktuale, siç janë: Stand-By Arrangement (SBA) dhe Resilience and Sustainability Facility (RSF) me Fondin Monetar Ndërkombëtar si dhe përmbushjen e rekomandimeve që derivojnë nga këto programe. Palët vijuan takimin duke diskutuar mundësitë për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments