Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaARKEP e autorizoi Starlinkun të ofrojë shërbime në Kosovë, Kurti: Hap i...

ARKEP e autorizoi Starlinkun të ofrojë shërbime në Kosovë, Kurti: Hap i rëndësishëm për avancimin e infrastrukturës digjitale

Kryeministri Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka thënë se këtë javë, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka lëshuar autorizim të përgjithshëm për kompaninë Starlink.

Kurti tha se ky autorizim është hap i rëndësishm për avancimin e infrastrukturës digjitale në Kosovë dhe se ofron mundësi të shumta për qasje në internet në çdo lokacion.

Lexo Edhe:

“Këtë javë, Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka lëshuar autorizimin e përgjithshëm për kompaninë Starlink që ofron shërbime satelitore të qasjes në internet. Ky autorizim paraqet hap të rëndësishëm për avancimin e infrastrukturës digjitale në vend dhe ofron mundësi të shumta për qasje në internet në çdo lokacion e cep të territorit të Republikës së Kosovës. Starlink, ndër të tjerash, është dëshmuar jashtëzakonisht i rëndësishëm në mbarë botën në mundësimin e komunikimit kritik gjatë fatkeqësive natyrore ose rasteve tjera të emergjencave kombëtare. Zhvillimi i sektorit i komunikimeve elektronike në vendit tonë do të vazhdojë mbi parimin e tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës e në të mirë të bizneseve, institucione dhe secilit qytetar pa dallim. Komunikimet elektronike janë e drejtë e secilit qytetar, ato po ashtu janë mundësi e të bërit biznes për kompanitë tona dhe investitorë privatë të dëshmuar që vijnë nga shtetet tona mike”, tha Kurti. /GazetaExpress/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments