Tuesday, October 22, 2024
HomeLajmeKosovaAkrepat do të shkojnë 60 minuta mbrapa, ja kur do të ndryshojë...

Akrepat do të shkojnë 60 minuta mbrapa, ja kur do të ndryshojë ora

Këtë fundjavë, akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta mbrapa. Ashtu sikur se është traditë ora dimërore futet në funksion të dielën e fundit të tetorit, që për këtë vit përkon me datën 26 Tetor.

Si zakonisht, ndryshimi bëhet rreth orës 03:00 të mëngjesit. Në aparatet e celularëve smart, ndërrrimi bëhet automatikisht.

Lëvizja e akrepave të orës si fenomen ndodh dy herë në vit: Në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit, kohë kur ora shkon para.

Synimi është që të shfrytëzohet sa më mirë energjia diellore.

Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qënë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën, në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments