Vetëm gjatë muajit gusht të këtij viti 136 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre. Por numri i shkurorëzimeve ka pësuar një rënie të lehtë, krahasuar me një muaj më parë, apo korrikun e këtij viti.
“ Sa i përket shkurorëzimeve të ndodhura në Kosovë për muajin Gusht janë 136 raste, krahasuar me muajin Korrik kemi rënie të numrit të çifteve të shkurorëzuara për ( – 4 %)”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
E me numrin më të madh të shkurorëzimeve vazhdon të prij qyteti i Prizrenit. Në këtë qytet vetëm gjatë muajit gusht janë shkurorëzuar 15 çifte. Pasuar nga Gjilani me 14 raste dhe Gjakova me 13 raste të shkuroëzimeve.
Pason Klina dhe Skenderaji të cilat kanë nga 9 raste të shkurorëzimeve
Por në top listen e shkurorëzimeve nuk qendron kryeqyteti Prishtina, e cila ka mbetur prapa Prizrenit, Gjilanit, Gjakovës, Klinës e Skenderajt, sa i përket shkurorëzimeve. Në kryeqytet gjatë muajit gusht janë 7 çifte të cilat kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre.
E numër të njëjtë të shkurozëemve si Prishtina ka dhe Peja e cila ka 7 raste.