Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaKurti kritikon marrëveshjen Itali-Shqipëri për migrantët: Rëndon ndërgjegjen e qytetarëve të Ballkanit

Kurti kritikon marrëveshjen Itali-Shqipëri për migrantët: Rëndon ndërgjegjen e qytetarëve të Ballkanit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për platformën evropiane “Euractiv” të hënën, ka kritikuar marrëveshjen midis Italisë dhe Shqipërisë për strehimin e migrantëve, duke thënë se marrëveshja nuk është “zgjidhje” për problemin e migracionit, ndërsa ka përmendu veçanërisht rrezikimin e të drejtave të njeriut.

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula Von der Leyen, ka shprehur interesim për idenë e “qendrave të kthimit” jashtë Bashkimit Evropian (BE), përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor, për migrantët që kërkojnë azil. Por, kryeministri Kurti ka përjashtuar mundësinë për adoptim të një plani të ngjashëm si të Italisë e Shqipërisë.“Një pranim i përkohshëm i refugjatëve, nëse e kërkon urgjenca, është sigurisht gjithmonë i mundur”, ka deklaruar kreu i ekzekutivit kosovar, duke e hedhur poshtë idenë e imitimit të modelit italian, ngase, në bazë të këndvështrimit të tij, këto qendra do të “rëndojnë si ndërgjegjen e qytetarëve të Ballkanit ashtu edhe të BE-së”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments