Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton se pas një angazhimi të madh nga menaxhmenti dhe stafi i termocentralit (TC) “Kosova A”, njësia A4 është rikthyer në operim. Rregullimi i defektit në kabllot e matjeve, i cili kishte ndodhur si pasojë e një lidhjeje të shkurtër, ka përfunduar nga profesionistët e korporatës në një kohë optimale.
Falë këtij vullneti dhe përkushtimi të menaxhmentit dhe stafit të TC “Kosova A”, startimi i njesisë ka filluar sot me dt: 20.10,2024 pas mesnate. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, ajo është sinkronizuar me rrjetin elektrike në ora 05:04 dhe gjendja e saj tani është stabile.
Ky rikthim në operim i njësisë A4 përfaqëson një arritje të rëndësishme për KEK-un, duke kontribuar në stabilitetin e prodhimit të energjisë elektrike në vend. Ne falënderojmë të gjithë punonjësit për angazhimin e tyre dhe jemi të bindur se ky sukses do të ndikojë pozitivisht në operimet tona të ardhshme.Korporata Energjetike e Kosovës vazhdon të angazhohet për ofrimin e shërbimeve të besueshme dhe përmirësimin e infrastrukturës energjetike në vend.