Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKuvendi pa kourum, mbi 50 projektligje rrezikojnë të kthehen në pikën zero

Kuvendi pa kourum, mbi 50 projektligje rrezikojnë të kthehen në pikën zero

Në rast se mazhoranca nuk arrin të sigurojë kuorumin e nevojshëm deri në përfundim të këtij sesioni, mbi 50 projektligje që kanë kaluar në lexim të parë do të kthehen në pikën zero. Në mesin e tyre ka edhe marrëveshje ndërkombëtare. Pozitë e opozitë fajësojnë njëra-tjetrën, ndërsa ata që përcjellin punën e legjislativit nuk presin që Kuvendi ta përmbushë agjendën as gjatë këtij sesioni.

Në procedurë të shqyrtimit dhe votimit janë 54 projektligje të cilat ne besojmë se nuk do të mund të arrijnë epilogun final për shkak edhe të largimit të tre, katër deputetëve nga radhët e grupit më të madh parlamentar, nga Lëvizja Vetëvendosje, atëherë rrjedhimisht nëse ata nuk do të marrin pjesë në procesin e votimit, këto ligje nuk do të votohen”, tha Naim Jakaj, hulumtues i lartë në IKD.

Jakaj ka përmendur edhe disa prej projektligjeve më të rëndësishme të cilat duhet të kalojnë sa më shpejt në Kuvend.

Nga opozita thonë se nuk do t’i ndihmojnë mazhorancës për t’i kaluar këto projektligje.

“Sigurisht se ne do të rishqyrtojmë pozicionin tonë dhe mund të mos marrim pjesë në votime”, deklaroi Ferat Shala, deputet i PDK-së.

“Nuk do ta ndihmojmë maxhorancën në këtë drejtim sepse këta nuk janë treguar në nivelin e duhur. Ne kemi thirrë seanca të jashtëzakonshme, dhe nuk kanë ardhë, nuk kanë marrë pjesë”, tha në anën tjetër Pal Lekaj, deputet i AAK-së

Ndërsa nga tabori tjetër politik fajësojnë opozitën.

“Që nga fillimi I kësaj legjislature e gjithë barra për të siguruar shumicën në mënyrë që këto ligje që janë të karakterit të interesit publik dhe trajtojnë çështje për të cilat ne betohemi si deputet se do të punojmë për intersin publik, që nga fillimi janë varur tërësisht vetën nga votat e pozitës”, deklaroi Jeta Statovci, deputete e Listës Guxo.

Në mungesë kuorumi, gjatë ditës nuk arriti të mbahej as mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet./

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments