Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Banjskë, pasi në shtëpinë e tij ka gjetur një pushkë gjuetie dhe një xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe.
Ai është arrestuar të hënën.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 9 fishekë dhe një xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe”, thuhet në raport.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.