Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaXhandarmëria serbe në kufi – Sveçla: Provokime që do të dështojnë, të...

Xhandarmëria serbe në kufi – Sveçla: Provokime që do të dështojnë, të gatshëm të ballafaqohemi me çfarëdo sfide

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se Serbia e ka shkelur Marrëveshjen për menaxhimin e përbashkët të pikave kufitare, duke iu referuar prezencës së katër pjesëtarë të xhandarmërisë serbe në stacionin policor kufitar në Merdarë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 18:20 te pala serbe është vërejtur një veturë e tipit Land-Rover me targa të Serbisë që dyshohet të jetë e xhandarmërisë serbe.

Në njoftim thuhet se sipas informacioneve nga kompetentët aty shiheshin katër pjesëtarë të xhandarmërisë serbe të cilët kanë qëndruar rreth 10 minuta tek hyrja e objektit te pala serbe.

“Bëjnë shkelje të marrëveshjes për menaxhimin e përbashkët të pikave kufitare. Nuk është hera e parë që ata bëjnë shkelje të kësaj marrëveshje, por shpresojmë të jetë e fundit. Ne patjetër që jemi të gatshëm me u ballafaqua më çdo shkelje të tyre dhe në të njëjtën kohë edhe t’i prezantojmë ato tek partnerët tanë si dëshmi shtesë se si Serbia nuk është e gatshëm për të bashkëpunuar pavarësisht marrëveshjet të cilat ajo i ka nënshkruar”, tha ai.

“Është e qartë se Kosova është e kërcënuar nga aspiratat hegjemoniste të Serbisë gjithë aparati i tyre shtetëror punon  për të përmbushur qëllimet e tyre të cilat ko vetëm që janë të papranueshme për ne, por edhe kriminale në realitetin tonë. Institucionet e Kosovës po forcohen çdo ditë që këto qëllime të Serbisë të zmbrapsen në çdo moment tash edhe në të ardhmen. Jam i bindur që këto provokime do të dështojnë patjetër vështirësojnë jetën e qytetarëve tanë posaçërisht të komunitetit serb, por ne jemi të aftë që të ballafaqohemi me çfarëdo sfide nga brenda apo jashtë”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments