Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaKurti takoi ministrin e Shtetit për Evropë, Amerikë Veriore dhe Territore të...

Kurti takoi ministrin e Shtetit për Evropë, Amerikë Veriore dhe Territore të Mbretërisë së Bashkuar, Stephen Doughty

Gjatë ditës së sotme në Berlin mbahet Samiti i Procesit të Berlinit. Kosova po përfaqësohet nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Mirëpo para fillimit të samitit, Kurti ka zhvilluar një takim me ministrin e Shtetit për Evropë, Amerikë Veriore dhe Territore të Mbretërisë së Bashkuar, Stephen Doughty bashkë me të dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

Në këtë takim është diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, fushat e ndryshme të bashkëpunimit ndërshtetëror, me theks tek ajo e mbrojtjes, proceset integruese Euro-Atlantike të Kosovës dhe mundësitë e reja në shërbim të thellimit të raporteve bilaterale.

‘’Të dyja palët uruan Forcën e Sigurisë së Kosovës për suksesin në garën “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar, ku ekipi i FSK-së u radhit i dyti, duke u shpërblyer me medalje të argjendtë në mesin e ekipeve nga 36 shtete të ndryshme të botës’’, thuhet në njoftim.

Po ashtu Kurti theksoi që marrëdhëniet e mira fqinjësore janë kyçe për bashkëpunim e integrim rajonal.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments