Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, fjalimin e kryeministrit Albin Kurti e krahason me emisionin ”Programi Ekonomik i Propagandës” (PEP), i cili ishte transmetuar në Radio Televizionin e Prishtinës, gjatë kohës kur Kosova ishte nën regjimin e pushtetit serb.
Për këtë, Haziri e quan kryeministrin Kurti si ‘’Albin PEP-i’’ duke iu referuar emisionit televiziv të RTP-së.
”RTP-ja e ka pas një pjesë të prezantimeve ekonomike që e ka quajtur Programi Ekonomik-Propagandistik, që e kanë quajtur PEP. Kryeministri Kurti është bërë ”Albin PEP-i’’ shprehet Haziri.
Për Hazirin, preznatimi i programit ekonomik në këtë formë nga ana e kryeministrit Kurti para forumeve partiake, më shumë është për konsum të brendshëm dhe se s’ka të bëjë asgjë me realitetin.
‘’Programi ekonomik dhe propagandistik nëpër forume të partisë me prezntu shifra, numra, lakore dhe me kriju besim të rrejshëm në Kosovë, është më shumë për konsum të brendshëm dhe s’ka të bëjë asgjë me realitetin e s’ka të bëjë asgjë me realitetin as deklarata e ministrit të tij Xhelal Sveçla, i cili tha se reagimet e shtetit në veri nuk janë vetëm të institucioneve të shtetit por janë edhe të VV-së, apo Haxhiu që ka thënë se ka ardhë dikush e shitma djalin tim për noter, por ajo ka thënë se ne nuk punojmë ashtu’’ thotë Haziri.
Haziri, potencon se VV po punëson të afërm nepër institucione, duke refuzuar që të punësoj edhe votuesit e ndershëm të VV-së.
‘’ Është e vërtetë se ata nuk punojnë ashtu dhe nuk i marrin kandidatët për noter që janë të mirë, sepse i kanë balldëskat, kunatat dhe kushërinjtë me i shti në punë e nuk vjen në shprehje as qytetari i ndershëm me hy në punë që e ka votu VV-në. Në Gjilan që tri vite në Lagjen Arbëria e kam lën të gatshme, financohet nga Komisioni Evropian, çka ka ndodhë, asgjë.’’ u shpreh ai.
Nëkryetari i LDK-së, programin e VV-së e quan si program propagandistic dhe se kryeministri Kurti për të është bër një politikan që thur tregime të mira e rima të mira.
‘’Programi i VV-së, është program propagandistik dhe unë e quaj politikat e PEP-it dhe kryeministri Kurti është bër pepejgji politik, duke thurur tregime të mira, rima të mira, që populli ka qejf me i dëgjua’’ përfundon Haziri. /Frontonline