Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaS’ka debat për inçizmin Kusari- Radojçiq, opozita lëshon sallën, Arben Gashi: Do...

S’ka debat për inçizmin Kusari- Radojçiq, opozita lëshon sallën, Arben Gashi: Do të koordinohemi për veprimet e mëtutjeshme

Deputetët e opozitës e lanë lëshuar sallën e Kuvendit.

Kjo pasi nuk u aprovua kërkesa e opozitës për të zhvilluar debat parlamentar për incizimin e publikuar dje mes Mimoza Kusarit dhe Milan Radojçiqit.

34 vota ishin pro këtij debati, 50 kundër ndërsa 1 abstenoi.

Pasi nuk kaloi kërkesa për debat parlamentar, deputeti Arben Gashi tha se e konsiderojnë të paarsyeshme të qëndrojnë në seancë.

Ai paralajmëroi se do të koordinohen për “veprime të mëtutjeshme”.

“Pas kësaj situate të krijuar e konsiderojmë të paarsyeshme që ne të vazhdojmë të jemi pjesë e kësaj seance, të shkojmë të koordinohemi për veprimet e mëtutjeshme”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments