Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë pjesë nga fjalimi që ka mbajtur dje në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik të Kroacisë.
Osmani ka thënë se agresori nuk duhet asnjëherë të shpërblehet me tokën e viktimës, duke shtuar se ashtu siç dështuan në Kosovë, Kroaci, Slloveni e Bosnje e Hercegovinë, “forcat barbare do të dështojnë edhe në Ukrainë”,
Ajo ka theksuar mbështetjen e Kosovës për Ukrainën.
“Dje, para liderëve të tjerë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik, theksova se mësimet e së kaluarës na kujtojnë se akomodimi i agresorëve nuk sjellë kurrë paqe të qëndrueshme. Solidariteti ynë për popullin e Ukrainës është i rrënjosur thellë në vet përvojën e dhimbshme të popullit tonë. Prandaj, do të vazhdojmë të mbështesim të drejtën e popullit ukrainas për liri, për sovranitet dhe integritet territorial. Deri në fitore!”, ka thënë Osmani.