Nën tingujt e kryeveprës shqiptare “Baresha” të Nexhmije Pagarushës, Baleti Kombëtar i Kosovës ka performuar në Korenë e Jugut, në kuadër të festivalit ‘Cheonan World Dance Festival’.
Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e Baletit në Facebook, ku u njoftua se është interpretuar baleti i parë shqiptar “Halili dhe Hajria”.
Në lidhje me këtë performancë ka reaguar edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Hajrulla Çeku.
Ministri shprehet i lumtur për performancën e shkëlqyer të balerinëve shqiptarë.
“Baleti i parë shqiptar “Halili dhe Hajria” prezantohet nga Baleti Kombëtar i Kosovës në Korenë e Jugut. Përfaqësim i shkëlqyer i balerinëve tanë në festivalin Cheonan Ëorld Dance Festival”, kanë qenë fjalët e Çekut.
Muzika është realizuar nga Tish Daija, koreografia nga Panajot Kanaçi dhe kostumografia nga Vesa Kraja.
Trupa e Baletit të Kosovës ka realizuar tashmë disa shfaqje të veçanta nëpër vende të ndryshme të botës.