Thursday, November 14, 2024
HomeLajmeKosovaOsmani në njëvjetorin e vrasjes së Afrim Bunjakut: Kosova është dhe do...

Osmani në njëvjetorin e vrasjes së Afrim Bunjakut: Kosova është dhe do të mbetet e pandashme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit ka rikujtuar heroin Afrim Bunjaku i cili u vra në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të shtetit.

Presidentja Osmani ka thënë se vrasja e rreshterit tregon se Kosova është dhe do të mbetet e pandashme.

“Sot një vit, Rreshteri Afrim Bunjaku ra dëshmor, për të treguar edhe një herë, siç kemi dëshmuar ndër shekuj, se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm. Se liria nuk ka çmim. Se Kosova është dhe do të mbetet e pandashme, e liria dhe kufijtë tanë të paprekshëm. Sot e përgjithmonë”, ka shkruar Osmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments