Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaPas renovimit të mundësuar nga Ambasada Amerikane sot është hapur shkolla e...

Pas renovimit të mundësuar nga Ambasada Amerikane sot është hapur shkolla e mesme e lartë e “Ahmet Gashi”.

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier u shpreh krenar që përpjekjet e tyre po ndikojnë në edukimin e të ardhmes së Kosovës.Ai tha se me ketë renovim mundësohet mësim cilësor e shkollë e pastër dhe e sigurt.

 

“Prioriteti i Ambasadës amerikane është mbështetja e zhvillimit të kosovarëve të rinj. Suksesi i nxënësve është i rëndësishëm për te ardhmen e Kosovës. Ky donacion jo vetëm që përmirëson infrastrukturën e një shkolle por simbolizon partneritetin e qëndrueshëm në mes të amerikane edhe popullit të Kosovës”, tha ai.Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci tha se renovimi i ambienteve të kësaj shkolle siguron bazë të fortë për shoqërinë.Ajo theksoi se Qeveria e Kosovës e ka në fokus infrastrukturën shkollore.

 

Kryetari i komunës së Prishtinës,  Përparim Rama, tha se ky bashkëpunim është dëshmi e fuqisë dhe partneritet me SHBA.

Rama theksoi se ky investim iu mundëson nxënësve kushte më të mira për mësim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments