Një rast i rëndë ka ndodhur të hënën në fshatin Dubravë në Ferizaj, ku një grua u gjet pa shenja jete. Hetimi për vdekjen e saj tashmë ka nisur, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, r G S.
Sinjali mëson se ngjarja e trishtë për familjen ka ndodhur në orët e mëngjesit, kur viktima, e moshës 59-vjeçare, u gjet e vdekur.
Sipas informacioneve të para, partneri i saj e ka raportuar rastin dhe ka kërkuar ndihmën e mjekëve pasi asaj i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Burimet thonë se kur autoambulanca ka arritur në vendin e ngjarjes, e ndjera nuk kishte shenja jete dhe ekipi mjekësor e ka konfirmuar vdekjen e saj.
Në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme nga njësitë përkatëse të Policisë, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar hetimi për zbardhjen e rrethanave të rastit.