Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaHamza takon ambasadorin e Finlandës, diskutuan zhvillimet e fundit në vend

Hamza takon ambasadorin e Finlandës, diskutuan zhvillimet e fundit në vend

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, sot është takuar me ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen.

Hamza ka thënë se Finlanda është mike e Kosovës dhe përkrahëse e madhe e integrimit evroatlantik.

Ai bëri të ditur se në takim është biseduar për zhvillimet politike në vend, rritjen e bashkëpunimin ndërshtetëror dhe për sigurinë, paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Postimi i plotë:

“Ditën e sotme e nisa me një takim me Ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen. Finlanda është një mike e Kosovës dhe një përkrahëse e madhe e integrimit tonë euroatlantik. Ne biseduam për zhvillimet politike në vend, për rritjen e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe për sigurinë, paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.”

“Kosova, të gjitha sfidat e deritashme, duke u bërë partnere konstruktive, i ka përballuar dhe i ka tejkaluar me përkrahjen e aleatëve!”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments