Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaBastisjet në Leposaviq, Policia konfiskon rreth 6 milionë dinarë, 57 mijë dollarë,...

Bastisjet në Leposaviq, Policia konfiskon rreth 6 milionë dinarë, 57 mijë dollarë, 11 mijë euro e 3 mijë franga

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me bastisjet që janë kryer dje në dy objekte të strukturave paralele serbe në Leposaviq, nën dyshimin për shpërlarje të parasë dhe keqpërdorim të autorizimeve ekonomike.

Përmes raporitt 24 orësh, Policia ka bërë me dije se gjatë bastisjes janë sekuestruar 5 milionë e 772 mijë e 313 dinarë serbë, mbi 57 mijë dollarë amerikanë, rreth 11 mijë euro dhe rreth 3 mijë franga zvicerane,

Në këtë aksion janë sekuestruar edhe disa vula dhe dokumente që sipas Policisë dëshmojnë operimin e kundërligjshëm të këtyre institucioneve financiare.

“SHPËRLARJE E PARASË & KEQPËRDORIM I AUTROIZIMEVE EKONOMIKE – Rr. 24-Nëntori, Leposaviq / 20.05.2024 – 11:30. Lidhur me rastin, me 12.09.2024 njësitet policore kanë  kryer kontroll në dy lokacione, nën dyshimin se institucionet financiare kanë kryer veprat e cekura. Gjatë bastisjes janë sekuestruar; 5,772 313.00- dinarë serb, 57,626.00-dollarë amerikan, 10,835.00-euro, 2,790.00 franga zvicerane, dy shtëpiza kompjuteri dhe dy DVR të kamerave të sigurisë. Po ashtu janë sekuestruar edhe disa vula dhe dokumente të ndryshme që dëshmojnë operimin e kundërligjshëm të këtyre institucioneve. Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë kryer në konsultim e koordinim me prokurorin e shtetit”, thuhet në raport.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments