Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKuvendi me pajisje të reja teknologjike, deputetëve iu vendosën nëpër tavolina manualin...

Kuvendi me pajisje të reja teknologjike, deputetëve iu vendosën nëpër tavolina manualin për përdorim

Kuvendi i Kosovës ka nisur sesionin e ri vjeshtor me pajisje të reja teknologjike. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot Kreun e Misionit të Ambasadës së Dukatit të Madh të Luksemburgut në Prishtinë, Eric Dietz, dhe përfaqësuesit e LuxDev, Agjencisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim të Luksemburgut, në një takim falënderimi për donacionin që Dukati i Madh i Luksemburgut ka dhënë për Kuvendin.

Donacioni përfshin pajisjet digjitale moderne për sallën plenare, të cilat janë të rëndësishme për përmirësimin e funksionalitetit dhe transparencës së punës së Kuvendit.

Me këtë rast edhe ligjvënësit u njoftuan me manualin e përdorimit të saj.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments