Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.
Me fillim nga ora 10:00, ministrat e kabinetit qeveritar do të mblidhen për të diskutuar 14 pikat e rendit të takimit.
Ndër të tjera në mbledhjen e sotme do të shqyrtojë Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Po ashtu do të bëhet Shqyrtimi i Draftit të Programit Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse të Republikës së Kosovës.
Në mbledhjen e sotme po ashtu do të bëhet shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2024.
Në mbledhjen e fundit të Qeverisë, që u mbajt në formë elektronike ditën e premte, u emërua Komisioni Ad-hoc i pranimit për pozitën e kategorisë së lartë drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale./