Paneli i Gjykatës Supreme të Speciales ka hedhur poshtë kërkesën e Haxhi Shalës për mbrojtje të ligjshmërisë lidhur me mbajtjen e tij në paraburgim.
Paneli i Supremes që e mori këtë vendim ishte i përbërë prej gjykatësve Ekaterina Trendafilova (kryegjykatëse), Kristinë van den Vajngart dhe Daniel Fransen,
“ Paneli konstatoi se nuk është bërë shkelje thelbësore e procedurave nga ana e Gjykatëses së Procedurës Paraprake e cila fillimisht urdhëroi mbajtjen e mëtejshme në paraburgim të të akuzuarit, dhe Panelit të Gjykatës së Apelit i cili e konfirmoi vendimin”, theksohet në vendim, transmeton Klankosova.tv
Në këtë rast, pos Haxhi Shalës akuzohen edhe Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari ku aktakuzat ndaj tyre ishte ngritur në tetor dhe dhjetor të vitit 2023.
Ata akuzohen se kanë provuar që ta bindin një dëshmitar të mos dëshmojë.