Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaOpozita e shqetësuar për raportet me aleatët

Opozita e shqetësuar për raportet me aleatët

Deputetët të partisë në pushtet i kanë vlerësuar si të padrejta deklaratat e ashpra të partnerëve ndërkombëtar në lidhje me vendimin për mbylljen e komunave paralele serbe në veri. Sipas tyre shuarja e strukturave ilegale në veri nuk është provokim për situatën e sigurisë por respektim i rendit dhe ligjit. Në anën tjetër përfaqësues të opozitës thonë se përkundër faktit që strukturat paralele duhet të shuhen ata e konsiderojnë të domosdoshëm koordinimin me bashkësinë ndërkombëtare

Deputeti i LVV-së Enver Dugolli për RTV21 mohon të jënë cenuar raportet me bashkësinë ndërkombëtare dhe këto marrëdhënie nuk do të prekin as veprimet e fundit kundër stitukturave paralele në veri. Por, Dugolli i konsideron të padrejta reagimet e tyre ndaj zhvillimeve të fundit në këtë pjesë.

“Raportet nuk janë prishur dhe as nuk do të prishen. Janë deklarata konsideroj të padrejta dhe të ashpra. Qeveria e Kosovës në asnjë rrethanë nuk instrumentalizon as Policinë e Kosovës dhe as ndonjë institucion tjetër. Është ligji që udhëzon qeverinë dhe institucionet të tjera të veprojnë. Pas një kërkese të MAPL-së policia është e obliguar të asistojë për lirimin e atyre objekteve dhe për të vënë rregull, rend dhe ligj”, tha Dugolli.

Pas mbylljes së strukturave paralele në veri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë reaguar ashpër ndaj Qeverisë së Kosovës, duke i kualifikuar si “veprime provokuese dhe të njëanshme.

Në anën tjetër, deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, kritikon Qeverinë për mungesë koordinimi me aleatët që solli masat ndëshkuese të BE-së.

“Kryeministri Kurti dhe ministrat e tij tashmë janë të izoluar pasi nuk kanë asnjë takim në arenën ndërkombëtare dhe s’kanë asnjë marrëveshje ndërkombëtarë. Ne për herë të parë kemi masa nga Bashkimi Evropian”

Njësoj shprehet edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, sipas së cilës,  vendimet e gabuara të qeverisë kanë zbehur besimin e aleatëve ndaj Kosovës.

“Kosova është e sanksionuar dhe në bazë të këtyre sanksioneve Kosova ka humbur diku rreth 600 milionë euro dhe ende kërcënohemi për sanksione shtesë. Sa herë që kjo qeveri ka marrë veprime në kundërshtim dhe pa dakordim me aleatët Kosova ka humbur…E kemi humbur përkrahjen e ndërkombëtarëve, kjo është më e keqja që mund t’i ndodhë Kosovës. Humbja e aleatëve dhe miqve tanë, sepse pa aleatë dhe miq rruga evropiane e Kosovës është e stopuar”,

Vendimi i qeverisë për mbylljen e komunave paralele serbe në veri të vendit, përpos reagimeve të ashpra të ndërkombëtarëve nxiti edhe bllokim të kufijve Kosovëë-Serbi, nga shoqata të ndryshme serbe, të cilët u hapën të shtunën pas dite.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments