Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaÇanak jep detaje për ‘planin’ e largimit të serbëve nga veriu: Është...

Çanak jep detaje për ‘planin’ e largimit të serbëve nga veriu: Është ide e Vuçiqit që ta paraqesë Kosovën si vend që kërcënon minoritetin serb

Nenad Çanak, ish-kryetar i Socialdemokratëve të Vojvodinës, ka treguar detaje se çfarë ka mësuar ai për planin e Serbisë për zhvendosjen e serbëve nga Kosova. Ai ka thënë se gjithçka çfarë ka parë ai, lidhet me atë se ka një plan për këtë kurth të Serbisë.

Nenad Çanak tha se është dukshme se ekzistojnë disa forca të organizuara mirë në Serbi, të cilat duhet që ta zgjedhin problemin e Kosovës në atë mënyrë që qytetarët e kombësisë serbe të zhvendosen nga veriu. Sipas tij, ky është plani i Vuçiqit që ta paraqesë Kosovën si vend që kërcënon minoritetin serb dhe për këtë arsye po shpërngulet.

Ai shtoi se elita politike në Serbi e ka gënjyer popullin serb në veri të Kosovës se kjo është gjendje e përkohshme, me synimin që, nëse jo e gjithë Kosova, së paku veriu i saj do t’i kthehet Serbisë.

“Disi është dukshme se ekzistojnë disa forca të organizuara mirë në Serbi, të cilat duhet që ta zgjedhin problemin e Kosovës në atë mënyrë që qytetarët e kombësisë serbe të zhvendosen nga veriu’, tha Çanak.

Ai, tutje, tha se plani i Vuçiqit është që ta paraqesë Kosovën si vend që kërcënon minoritetin serb dhe për këtë arsye po shpërngulet.

“Pra Kosova duhet të kujdeset për shtetasit e vet, të përpiqet që të mos bëjë gabime që të përfundojë në ato mbeturina, ku është Serbia sot. Vuçiqi do të akuzojë Kosovën se po detyron serbët të shpërngulen. Për këtë lojë të rrezikshme i kam thënë kryeministrit Kurti që të mos bie në këtë kurth.”, tha Çanak.

Çanak tha se narracioni i Serbisë se Kosova është krahinë e Serbisë dhe që është përkohësisht e okupuar, praktikisht po bie në ujë, sepse, shtoi ai, është e qartë se Kosova është shtet i pavarur, me shumë njohje ndërkombëtare dhe që nuk ka çka të diskutohet për këtë çështje.

Duke folur për situatën e sigurisë, ai përmendi paralajmërimin për bllokimin e kufirit Kosovë-Serbi, si dhe vizitën e Vulinit në Rusi, që për Çanakun, ka një qëllim: që të përhapen kriza të reja të luftës në vendet e tjera.

“Që njerëzit të kenë paqe nw Ballkan, është e domosdoshme që njerëzit të kenë më shumë komunikim, më shumë këmbim informatash”, tha Çanak.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments