Thursday, September 19, 2024
HomeLajmeKosovaValtonen: Finlanda e gatshme ta ndihmojë Kosovën në normalizimin e marrëdhënieve me...

Valtonen: Finlanda e gatshme ta ndihmojë Kosovën në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen, ka thënë se shteti i saj është i gatshëm të bëjë çfarëdo që është e mundur për ta mbështetur Kosovën në dialogun me Serbinë dhe normalizimin e marrëdhënieve, raporton Ekonomia Online.

Valtonen, në një konferencë të përbashkët për medie me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e ka quajtur Finlandën mike të fuqishme të Kosovës.

Ajo ka thënë se janë të gatshëm të punojnë edhe në raportet tregtare, vecanërisht në digjitalizim dhe energjinë  e pastër.

Finlanda ka qenë dhe mbetet një mik i fuqishëm i Kosovës, kjo është mjaft e theksuar në takimin e sotëm. Si mbështetje e fuqishme për Kosovën, ka qenë që nga koha kur ajo e ka fituar pavarësinë e saj. E kemi mbështetur anëtarësimin e Kosovës në BE, dhe po ashtu mbështesiim anëtarësimin e saj në NATO.

“Të gjithë anëtarët e Ballkanit Perëndimor janë të rëndësishëm. Ne jemi të gatshëm që të punojmë intensivisht për të shtuar raportet tona tregtare dhe për t’i forcuar sektorët premtues, si digjitalizimin, energjia e pastër”.

“Kemi biseduar për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe normalizimin e marrëdhënieve mes palëve. Finlanda është përkrahëse, në kuadër të KFOR-it dhe EULEX-it në stabilitetin për Ballkanin Perëndimor”.

“Ashtu siç është pajtuar në marrëveshjen e vitit të kaluar për normalizimin e marrëdhënieve, Finlanda është e gatshme që të bëjë çfarëdo që është e mundur që t’ju mbështes në këtë rrugë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments