Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosova“Nuk ka nevojë me pas prova bre”, shokon sërish Sallahu

“Nuk ka nevojë me pas prova bre”, shokon sërish Sallahu

Ndonëse është zëvendës ministër i Ministrisë së Drejtësisë që ka hartuar ligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë, Blerim Sallahu ka lëshuar një deklaratë të rrezikshme.

Gjersa ishte duke folur për Byronë, Sallahu ka deklaruar se për të hetuar njerëzit nuk është e nevojshme që të ketë prova.

I pyetur nga gazetari se me çfarë fakte po deklaron se janë të korruptuar, përgjigja e Sallahut është skandaloze. Si “fakt” për pretendimin e tij, Sallahu e bazon në “stilin e jetës” ose “bashkëjetesën me konceptin e korrupsionit”.

Nuk ka nevojë me pas prova bre” tha ai , këqyrja stilin e jetës, këqyrja jetën,, këqyrja pasurinë sa ka pas prej 2010 deri 2024 edhe e sheh. Me rrogë s’ka shans me i bo paret. Është logjikë e thjeshtë.  Shumica prej tyre kanë bashkëjetuar me konceptin e korrupsionit”, ka deklaruar Sallahu mbrëmë në RTV Dukagjini.

Këto deklarata ai i bëri pasi Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, njoftoi të martën se kanë adresuar gjetjet e Gjykatës Kushtetuese për Projektligjin e Byrosë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë se Pajustifikueshme dhe se ai së shpejti do të dërgohet për miratim në qeveri e pastaj edhe në kuvend. /Insajderi.org/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments