Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeKosovaTrepça merr “një sërë vendimesh” si përgjigje ndaj situatës, thotë se do...

Trepça merr “një sërë vendimesh” si përgjigje ndaj situatës, thotë se do të rrisë prodhimin

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se ka marë disa vendime me synimin që të rrisë prodhimin.

Përmes një njoftimi në Facebook, menaxhmenti i ndërmarrjes tha se ka bërë një sistemim të përkohshëm të punonjësve, duke shtuar se do të ketë “më shumë punëtorë të angazhuar në prodhim”.

:Si përgjigje ndaj situatës afariste, menaxhmenti i ndërmarrjes Trepça Sh.A. po merr një sërë vendimesh për transferimin dhe sistemimin e përkohshëm të punonjësve.  Vendimet synojnë të rrisin prodhimin dhe të mbështesin operimet në dy njësitë biznesore të minierave me flotacion Trepça – Stan Tërg dhe Kishnicë – Artanë. Deri më tani, gjashtë nëpunësve të menaxhmentit u janë caktuar detyra në njësitë biznesore të Ndërmarrjes Trepça, ndërsa janë bërë rreth 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, punëtorë këta të cilët kanë lëvizur ndër vite nga Miniera në sipërfaqe. Për më tepër, 46 minatorëve të rinj do t’u vazhdohen kontratat e punës, në sajë të performancës së tyre dhe kërkesës për prodhim të shtuar”.

Trepça tha se po përgatit gjithashtu trajnimin dhe certifikimin e 19 minandezësve, duke u mbështetur në udhëzimin e ri që ka nxjerrë Ministria e Punëve të Brendshme.“Javën e kaluar, menaxhmenti i ndërmarrjes ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme afariste në dy njësi kryesore, duke mobilizuar të gjitha kapacitetet për stabilizimin dhe rimëkëmbjen e Trepçës. Ndër sfidat më të mëdha ka qenë numri i lartë i punonjësve në role mbështetëse në raport me të angazhuarit drejtpërdrejt në prodhim. ME FAT!”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments