Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaOsmani me shefin e ri të BE-së në Kosovë diskutojnë për integrimin...

Osmani me shefin e ri të BE-së në Kosovë diskutojnë për integrimin evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ku kanë diskutuar mbi zhvillimet dhe përkushtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në BE.

Presidenca ka njoftuar se Osmani u shpreh se Kosova vazhdon të jetë në ballë të reformave.

“Presidentja Osmani ka thënë se Kosova vazhdon të jetë në ballë të reformave në të gjitha fushat, duke harmonizuar legjislacionin e saj me atë të BE-së, si dhe duke qenë plotësisht e bashkërenduar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Tutje, Presidentja theksoi se Kosova ka mbushur të gjitha kushtet për ta fituar statusin e vendit kandidat të BE-së”, thuhet në komunikatë.

Në takim Osmani e Orav kanë diskutuar edhe për zhvillimet e fundit, përfshirë çështje të sigurisë.

“Në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në vend, duke përfshirë sigurinë, si dhe bashkëpunimin e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Bashkimit Evropian me qëllim të përmbushjes së objektivave të përbashkëta. Në këtë frymë, Presidentja Osmani ka përsëritur rëndësinë e madhe të trajtimit të shteteve aspiruese bazuar në merita dhe në përqafimin e vlerave që qëndrojnë në themelet e BE-së”, njofton Presidenca.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments