Friday, September 20, 2024
HomeLajmeAbdixhiku e pret në zyrë ambasadorin britanik, e njofton për përgatitjet e...

Abdixhiku e pret në zyrë ambasadorin britanik, e njofton për përgatitjet e LDK’së për zgjedhjet

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se sot në selinë qendrorë të LDK’së e ka pritur ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Ai tha se e ka njoftuar Hargreaves për përgatitjet e LDK’së për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Në Selinë Qendrore të LDK-së, prita ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z.Jonathan Hargreaves. E njoftova ambasadorin mbi përgatitjet tona për zgjedhjet e 9 shkurtit, programin tonë politik ‘Rruga e Re’ dhe fokusin tonë elektoral në politika zhvillimore e projekte që kanë rëndësi e peshë njëmend për qytetarët në vend.”

Abdixhiku ka thënë se LDK po hyn në zgjedhje me ekip të ri, program të ri e ide të reja.

“LDK po hyn në zgjedhje me ekip të ri, program të ri, ide të reja! Mbi të gjitha me entuziazëm të unitetit e me shpresë për të ardhmen e vendit.”

I pari i LDK’së tha se ambasadorit ia ka theksuar rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare për stabilitetin dhe zhvillimin demokratik të Kosovës.

“Ambasadorit po ashtu i theksova rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare për stabilitetin dhe zhvillimin demokratik të Kosovës; në veçanti në përballje me kundërshtarët e shtetësisë sonë. Mbretëria e Bashkuar ka qenë dhe mbetet aleat i ngushtë i yni në këtë drejtim. Për këtë, ne dhe populli i Kosovës mbesin mirënjohës përherë.”

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments