Është miratuar propozimvendimi për shtyerjen e afatit të regjistrimit të diasporës.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në mbledhjen e qeverisë ka kërkuar që afati për regjistrim të diasporës të shtyhet deri, më 31 dhjetor 2024.
Sipas saj, të dhënat që do të dalin nga të dhënat e regjistrimit të mërgatës do t’i shërbejnë edhe institucioneve të vendit por edhe vetë mërgatës.
“Ju ftoj sot të miratojmë shtyerjen e afatit dhe të ndryshojmë vendimin e datës 17 maj 2024 për regjistrimin e mërgatës të diasporës përmes poralit e-diaspora, kërkoj shtyrerjen e afatit deri më 31 dhjetor 2024, për disa arsye, sëpari dua të theksoj se regjistrimi i mërgatës në formën që është duke u bërë sot është ndoshta ndërmarrja më e rëndësishnme në raport me mërgatën e katër dekadave të fundit, të dhënat që do të dalin nga të dhënat e regjistrimit të mërgatës do të na shërbejnë edhe institucioneve të vendit por edhe vetë mërgatës për një organizim më të mirë të nevojave dhe potencialit. Gjatë ditëve të fundit kemi pasur një dinamikë me afërisht 3 mijë regjistrime në ditë dhe këtë dinamikë do të përpiqemi të mos e ndalim përmes mospërfundimit të afatit tani”, tha Gërvalla.