Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris, do të japë nesër intervistën e saj të parë si kandidate presidenciale për CNN, njoftoi ky televizion mbrëmë.
Ajo do t’u përgjigjet pyetjeve të CNN së bashku me kandidatin e saj, guvernatorin e Minesotës, Tim Walz, me të cilin do të bëjë fushatë në shtetin jugor të Xhorxhias, një nga shtetet e luhatshme për zgjedhjet e 5 nëntorit.“Intervista me gazetaren Dana Bash do të transmetohet në orën 21:00 me orën lokale (03:00 të premten CET)”, njoftoi CNN.