Forcat speciale të Izraelit kanë mundur të shpëtojnë nga duart e militantëve të Hamasit një tjetër civil të marr peng nga grupi islamik 10 muaj më parë, më 8 tetor.
A2 CNN raporton se 52 vjeçari Qaid Farhan Alkadi u lirua gjatë një operacion kompleks që u zhvillua në në jug të Rripit të Gazës, në tunelet që përdoreshin nga Hamasi për të sulmuar Izraelin.
Aktualisht, ai ndodhet në spital në gjendje të mirë shëndetësore.
Alkadi u rrëmbye më 7 tetor nga kibutzi Magen, një nga komunitetet e vogla, të vendosura shumë pranë Rripit të Gazës.
Më shumë se 40,000 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite gjatë fushatës, e cila ka shkatërruar pjesën më të madhe të Rripit të Gazës dhe ka zhvendosur shumicën e popullsisë 2.3 milionëshe.