Presidentja Vjosa Osmani është nderuar nga M100 Sanssouci Colloquium me Çmimin M100 Media Award për, siç tha dje Presidenca, përkushtimin e saj ndaj vlerave euroatlantike dhe për “punën e saj të palodhur në reforma, forcimin e demokracisë, kursin proevropian, luftën kundër korrupsionit, si dhe për barazinë dhe të drejtat e grave”.
Këtë çmim e ka pranuar edhe kryeministri i Polonisë, Donald Tusk.
Për këtë ka shkruar sot ambasadori gjerman, Jorn Rohde, i cili lavdëroi Osmanin për angazhim ndaj vlerave të përbashkëta.
“Urime Vjosa Osmani për këtë çmim që do të jepet në prani të kancelarit gjerman Olaf Scholz. Angazhimi juaj i vendosur ndaj vlerave tona të përbashkëta, lirisë dhe multilateralizmit e bëjnë Kosovën një zë kritik dhe shumë të nevojshëm në BE dhe më gjerë”.
Ceremonia e ndarjes së çmimit mbahet më 12 shtator në Orangery of Sanssouci Park në Potsdam. Fjalën kryesore me këtë rast do ta mbajë Kancelari i Gjermanisë, Olaf