Avokati Xhevdet Smakiqi ka thënë që kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është dashur të ftoheshin si dëshmitarë në rastin e ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit.
“Në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës thuhet që kushdo që ka dijeni që është kryer një vepër penale apo pritet të kryhet një vepër penale, është i detyruar të kallëzojë”, ka thënë Smakiqi në Edicionin Special të Kosovës.“Nuk e di, Prokurori tash e ka ngritë një aktakuzë ndaj Nagipit, në bazë të këtyre që kemi parë ish dashtë dhe unë mendoj që së paku duhet të merren si dëshmitarë, të ftohen si dëshmitarë, dhe nëse ka elemente, pse jo t zgjerohen hetimet edhe ndaj kryeministrit Kurti”./Klankosova