Me afrimin e muajve të ftoftë, shumë qytetarë po presin për hapjen e thirrjes së subvencioneve për pompa termike nga Qeveria e Kosovës.
Në lidhje me këtë, Telegrafi ka kontaktuar Ministrinë e Ekonomisë, derisa këta të fundit njoftuan se thirrja për subvencione do të hapet në muajin shtator.
“Thirrja do të hapet në shtator, po që nuk dihet data”, thanë shkurt nga Ministria e Ekonomisë.
Të pyetur se çfarë subvencione mund të ketë, nga Ministria thanë se nuk janë në dijeni sepse sipas tyre mund të ketë ndryshime thirrja.Ndryshe, vitin e kaluar Qeveria e Kosovës ka shpallur hapjen e aplikimit për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje, specifikisht pompave termike, të cilat janë pajisje elektrike të ngrohjes dhe ftohjes.