Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaMSh del me një njoftim për epidemiologjinë e lisë së majmunëve: Në...

MSh del me një njoftim për epidemiologjinë e lisë së majmunëve: Në Republikën e Kosovës nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë

Ministria e Shëndetësisë së bashku me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës [IKSHPK] ka bërë apel për kujdes ndaj qytetarëve për përhapjen e lijes së majmunit ose MPOX.

Kjo thirrje është bërë pasi që Organizata Botërore e Shëndetësisë [OBSH] ka shpallur emergjencë globale MPOX e njohur më parë si “Lija e Majmunit” për herë të dytë brenda dy viteve të fundit.

Në njoftimin e IKSHPK-së thuhet se OBSH-ja ka marrë këtë vendim pasi ky virus është përhapur në Republikën Demokratike të Kongos, si dhe në vendet fqinje, sikurse në Burundi, Kenia, Ruandë dhe Ugandë.

Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në Afrikë ka thënë se vetëm këtë vit kontinenti i ka regjistruar 17.000 raste të infektimit të mpox dhe 517 vdekje.

E, Ministria e Shëndetësisë [MSH] dhe Instituti Kombëtar I Shëndetësisë Publike të Kosovës [IKSHPK] ka njoftuar vendin se po përcillen me vëmendje epidemologjia e MPOX.

Sipas tyre, në vendin tone nuk ka  asnjë rast të dyshimtë por sa i përket MPOX duhet të ketë kujdes dhe jo për panik.

“Në Republikën e Kosovës, nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë, sa i përket mpox dhe se nuk ka vend për panik, por për kujdes. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me OBSH-në dhe ECDC-në, për vlerësimin e rrezikshmërisë dhe rekomandimeve për masat që duhet ndërmarrë për sëmundjen në fjalë.  Në laboratorët e IKShPK-së janë në dispozicion reagensët për testimin e rasteve të dyshimta”, vijon njoftimi.

Në njoftim më poshtë i keni detajet dhe informacionet kryesore për MPOX, simptomat, si përhapet dhe rreziku tek njerëzit, vaksionimi e trajtimi dhe masat mbrojtëse.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments