Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaKQZ-ja miraton Rregulloren për fushatën zgjedhore, monitorimin dhe deklarimin financiar

KQZ-ja miraton Rregulloren për fushatën zgjedhore, monitorimin dhe deklarimin financiar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar të enjten Rregulloren Zgjedhore për fushatën e zgjedhjeve, monitorimin dhe deklarimin financiar, raporton Ekonomia Online.Paraprakisht, gjatë mbledhjes në draftin e rregullores është përditësuar neni 7 – Materialet e fushatës së zgjedhjeve – përkatësisht te pika 2.6 është shtuar se “ndalohet vendosja e materialit nga subjektet politike në ndërtesa apo objekte të banimit pa pëlqimin e banorëve dhe pa kontraktim”.Me 8 vota për rregullorja u votua me këtë ndryshim. Kjo rregullore është pjesë e akteve nënligjore të harmonizuara me Ligjin Nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme, i miratuar në vitin 2023 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe përcakton procedurat për kufizimin e shpenzimeve të fushatës së zgjedhjeve, rregullat e fushatës së zgjedhjeve, monitorimin e fushatës së zgjedhjeve dhe deklarimin financiar për fushatën e zgjedhjeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments