Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaShkollat e kryeqytetit përgatiten për mësimin tërëditor

Shkollat e kryeqytetit përgatiten për mësimin tërëditor

Nga shtatori i këtij viti pritet që në kryeqytet të fillojë mësimi tërëditor. Për këtë projekt shkollat janë në fazën e përgatitjes infrastrukturore, për të cilën njohës të fushës konsiderojnë se duhet të jetë në nivel ngase në të kundërtën projekti vështirë mund të realizohet.

Pushteti komunal i Prishtinës ka planifikuar që në gjashtë shkolla të kryeqytetit të mbahet mësim tërëditor, duke filluar nga shtatori i këtij viti. Përgatitjet dhe renovimet në shkolla janë duke vazhduar. Pjese e këtij projekti për mësimin tërëditor është edhe Shkolla e Gjelbër në Prishtinë. Drejtori i kësaj shkolle, Besart Ismajli thotë se janë në proces të përgatitjes së shkollës që nga shtatori të fillojë me mësimin tërëditor.

“Shkolla e gjelbër edhe mëheret ka qenë e gatshme, i kemi disa intervenime të vogla që duhen bërë. Shkolla e gjelbër është më qendrim tërë ditor, do të jetë për fëmijët 1-5 duke fillu nga ora 7:45 klasa e parë dhe e dytë, ndërsa klasa 3-4 dhe e 5 do të kenë qëndrim pak më të gjatë, përgatitjet janë bë, ka mbetë vec edhe kuzhina të intervenohet në të, ndërsa sa i përket aspekteve të tjera jemi kogja gati edhe me orarë edhe me të gjitha gjanat. Cikli i lartë do të zhvendosen në shkollën Eqrem Qabej, në këtë sjkollë ka pak intervenime që duhen bërë. Mendoj se është ide e qëllume për prindërit për komunitetin e të gjithë…”, tha Ismajli për rtv21.

Drejtoresha e Arsimit, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se aktualisht po punohet edhe në rekrutimin e stafit shtesë për mësimit tërëditor. Ajo ka thënë se nxënësve gjatë mësimit tërëditor do t’u ofrohet një shujtë falas nga Kuzhina Qendrore e Prishtinës. Krahas kësaj, do të kenë edhe aktivitete për zhvillim trupor e kreativitet, përfshirë orët e jogës, pikturës, kodimit e atletikës.

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Azem Guri, thotë se rregullimi i infrastrukturës është parësor që ky projekt të ketë sukses!

“Realisht mësimi tërë ditor e para duhet të shiqohen mundesitë e institucioneve arsimore se sa i plotësojnë këto kushte dhe aty ku i plotësojnë, fillimisht të shkohet me një lloj pilotimi se si funksionon. Por e para që duhet përgatiten institucionet e arsimit para universitar për mbajtjen e mësimit tërë ditorë. Aty ku ka kushte gjithsesi funksionon por aty ku nuk ka kushte vështirë të funksionoj, duhet rregulluar infrastruktura shkollore në atë mënyrë që parashihet të jetë për mbajtjen e mësimit tërë ditor…”, tha Guri

Një pilotprojekt për mbajtjen e mësimit gjithëditor pati nisur para 7 vjetësh, por u ndërpre në mungesë të kushteve infrastrukturore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments