Saturday, November 23, 2024
HomeUncategorizedForcohet Ushtria e Kosovës, së shpejti ndërtohen dy objekte të reja ushtarake

Forcohet Ushtria e Kosovës, së shpejti ndërtohen dy objekte të reja ushtarake

Ministria e Mbrojtjes ditë më parë ka njoftuar për tenderin e radhës.

Këtë herë dikasteri që udhëhiqet nga Armend Mehaj përmes prokurimit kërkon një operator ekonomik, për ndërtimin e objekteve ushtarake në dy lokacione.

Për tenderin në fjalë fillimisht janë ndarë 550 mijë euro, shkruan IndeksOnline.

“Ndërtimi i objekteve ushtarake e ndarë në dy pjese Pjesa 1 Ndërtimi i objektit për Bat.II. Kompania B dhe C, në kazermën e FSK-së në Istog – Faza Dytë Pjesa 2 Ndërtimi i rrjetit të ujsjellësit dhe kanlizimit në Kazermen e FSK-së në Prishtinë”, tuhet në titullin e kontratës, i dhënë nga autoriteti kontraktues.

Tutje bëhet me dije se afati për dorëzimin e tenderëve është deri më 18 maj.

Ndryshe, ky nuk është tenderi i parë që ministri Muja kërkon të finalizohet.

Ditë më parë ai ka kërkuar që FSK të furnizohet me kamionë të ndryshëm ushtarakë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments