Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaElshani: Policia s’e di pse ura mbi Ibër vazhdon të jetë e...

Elshani: Policia s’e di pse ura mbi Ibër vazhdon të jetë e mbyllur

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë tha se nuk ka arsye që Ura e Ibrit të vazhdojë të jetë e mbyllur, derisa tha se vlerësimi i sigurisë për hapjen e saj është pozitiv.

Në takimin konsultativ me qytetarët e komunitetit serb i cili po mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës Veriore, Elshani vlerësoi se Policia e Kosovës i jep dritën e gjelbër hapjes së urës.

“Duke marrë parasysh që merremi me aspektin e sigurisë, ne nuk kemi me fole diçka më shumë përpos asaj që si Polici shpeshherë e pyesim veten pse është e mbyllur kjo urë! Do të ishte mirë nga ju të dëgjojmë se pse kjo urë do duhet të mbetet e mbyllur, sepse nga aspekti i sigurisë nuk ka ndonjë arsye”, tha Elshani.

Ai, duke folur për aspektin e sigurisë në raport me planin për hapjen e urës, tha se Policia e Kosovës nuk e di arsyen pse ura duhet të vazhdojë të jetë e mbyllur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments