Sunday, September 22, 2024
HomeLajmeKosova“Shqiptarëve po iu mohohen të drejtat elementare të njeriut”, Sinani paralajmëron protestë...

“Shqiptarëve po iu mohohen të drejtat elementare të njeriut”, Sinani paralajmëron protestë në Bujanoc

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka bërë të ditur se do të organizohet një protestë më 12 gusht në qytetin e Bujanocit.

Kjo sipas Sinanit, pasi Shqiptarëve po vazhdojnë t’iu mohohen të drejtat elementare të njeriut pasi që Qeveria në Beograd edhe pas përpjekjeve e angazhimit institucional, kërkesat legjitime po vazhdon të mos i përfillë.

“Prandaj, na duhet çdo formë që për synim ka senzibilizimin e çështjes tonë. Për pozitën tonë, si pakica më e shkelur, rrugës institucionale është koha t’ia bashkangjesim edhe ngritjen e zërit në rrugë. Përmes PROTESTËS. Të gjithë bashkë, pa dallim. Si shqiptarë të diskriminuar. Takohemi më 12 gusht, ditë e hënë, me fillim nga ora 12:00, në Sheshin e Bujanocit”, ka shkruar Sinani.

Postimi i saj:

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments