Sunday, September 22, 2024
HomeLajmeKosovaKurti i fton serbët të marrin pjesë në një takim në Mitrovicën...

Kurti i fton serbët të marrin pjesë në një takim në Mitrovicën e Veriut: Të njoftohen me përfitimet nga hapja e urës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar institucionet e sigurisë që garantuan mbarëvajtjen e protestës së qytetarëve serbë në veri të Mitrovicës, që dolën për të kundërshtuar hapjen e Urës së Ibrit.

“Protesta e mbajtur sot në Mitrovicë të Veriut përfundoi pa asnjë incident. I falënderoj institucionet e sigurisë që garantuan mbarëvajtjen e qetë të saj. Protestat janë e drejtë demokratike të cilën e gëzojnë dhe mund ta ushtrojnë të gjithë qytetarët e Republikës sonë, pa dallim.”

Ai ka thënë se nesër nga ora 11:00 komuna e Mitrovicës së Veriut do të organizojë bashkëbisedim me qytetarë me temën “Bashkëpunimi ndëretnik, këshillim komunal për siguri në bashkësi, bashkëpunimi në mes të institucioneve dhe shoqërisë civile”.

Kurti i ka ftuar qytetarët serbë që të marrin pjesë dhe të “njoftohen mbi përfitimet nga hapja e urës dhe të shprehin shqetësimet e tyre të cilat do të trajtohen nga përfaqësuesit tanë institucionalë dhe institucionet e vendit”.

“Komuna e Mitrovicës së Veriut nesër prej orës 11:00, në hapësirat e Kuvendit Komunal, organizon takim dhe bashkëbisedim me qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të mediave lokale me temën “Bashkëpunimi ndëretnik, këshillim komunal për siguri në bashkësi, bashkëpunimi në mes të institucioneve dhe shoqërisë civile”.”

“I ftoj bashkëqytetarët tanë të komunitetit serb që të marrin pjesë në këtë diskutim të përbashkët në të cilin do të mund të njoftohen mbi përfitimet nga hapja e urës dhe të shprehin shqetësimet e tyre të cilat do të trajtohen nga përfaqësuesit tanë institucionalë dhe institucionet e vendit.”

Kurti ka thënë se Urës së Ibrit padrejtësisht i është dhënë epiteti i ndasisë dhe marrëdhënieve jonormale.

“Për shumë gjatë Ura e Mitrovicës mbi Ibër na ka mbajtur në distancë. Asaj padrejtësisht i është dhënë epiteti i ndasisë dhe marrëdhënieve jonormale. Urat na bashkojnë, e bashkë le ta bëjmë atë simbol të normalizimit.”

zimit.”

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments