Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaKonfirmohet rasti i parë me virusin “Ethet e Nilit” në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me virusin “Ethet e Nilit” në Kosovë

Është konfirmuar rasti i parë në Kosovë me virusin “Ethet e Nilit”.

Kështu ka konfirmuar Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj, i cili nuk dha shume detaje për këtë rast.

“E kemi një rast ama nuk është diçka shqetësuese. Është një rast që e kemi konfirmuar me virusin VNP”, i tha Vishaj lajmi.net.

Ndërkaq Ethet e Nilit Perëndimor është një sëmundje infektive që shkaktohet nga virusi i Nilit Perëndimor, i cili përhapet kryesisht përmes pickimeve të mushkonjave të infektuara.

Ky virus në Shqipëri  është rikthyer pas 13 viteve dhe deri më tani bilanci i të vdekurve ka shkuar në tre persona.

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ka reaguar për situatën e krijuar në Shqipëri për shkak të përhapjes së virusit të “Nilit Perëndimor”.

Madje nga kjo Ministri kanë treguar edhe simptomat që shfaqen në rast të infektimit me “Ethet e Nilit”.

Duhet përkujtuar që viruse të ngjashme kanë ndikim tejet të madh në gjithë vendin. E ngjashme ishte edhe situata e virusit COVID-19 që si fillim ishte përhapur si një virus i thjesht, por më pas u aktivizua në një pandemi tejet shqetësuese e të rrezikshme për gjithë botën.

Në lidhje me virusin e njohur si “Ethet e Nilit”, lajmi.net ka kontaktuar edhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, por këta të fundit nuk janë përgjigjur për të dhënë detaje shtesë.

Simptomat:

80% e njerëzve të infektuar nuk shfaqin simptoma fare.

20% e rasteve shfaqin simptoma të lehta deri mesatare, të ngjashme me gripin, si:

Ethe

Dhimbje koke

Lodhje

Dhimbje trupi

Dhimbje të kyçeve

Vjellje

Dhimbje në sy

Rrash (skuqje e lëkurës)

Rreth 1% e rasteve zhvillojnë forma të rënda të sëmundjes, që mund të përfshijnë:

Encefalit (inflamacion i trurit)

Meningjit (inflamacion i membranave rreth trurit dhe palcës kurrizore)

Paralizë

Disa raste mund të jenë fatale, sidomos tek personat e moshuar apo ata me sistem imunitar të dobësuar.

Parandalimi i sëmundjes përfshin shmangien e pickimeve nga mushkonjat përmes përdorimit të repelentëve, mbajtjes së rrobave mbrojtëse dhe eliminimit të vendeve ku mushkonjat mund të shumohen (ujëra të ndenjur).

Ethet e Nilit Perëndimor janë të zakonshme në rajone të ndryshme të botës, përfshirë Afrikën, Evropën, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Veriut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments