Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaEUROPOL: Personi i arrestuar në Kosovë për para të falsifikuara, punonjës i...

EUROPOL: Personi i arrestuar në Kosovë për para të falsifikuara, punonjës i MPB-së maqedonase

Agjencia Evropiane e Policisë (EUROPOL) tha se personi që u arrestua më 4 gusht në Kosovë për prodhimin e qindra mijërave monedhave false në vlerë prej dy eurove “është identifikuar si punonjës i Ministrisë së Brendshme në Maqedoninë e Veriut”.

Një ditë më parë, autoritetet në Kosovë thanë se ndaj të arrestuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

“Arrestimi i tij është kulmimi i operacionit disamujor mes autoriteteve kosovare dhe maqedonase me mbështetjen e EUROPOL-it dhe Eurojust [Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale]”, u tha në njoftimin e EUROPOL-it më 6 gusht.

Agjencia e BE-së tha se 34-vjeçari i arrestuar në Prishtinë, dyshohet se ka falsifikuar qindra mijëra monedha prej 2 eurosh në dy vjetët e fundit.Ndërkaq, në Maqedoninë e Veriut është thënë se janë kryer kontrolle në tri lokacione dhe janë sekuestruar makineri për prodhim të parave të falsifikuara me prerje metalike 2 euro, shabllone parash dhe materiale të tjera për prodhimin e monedhave të falsifikuara, duke përfshirë gjithë lëndën e parë të prodhimit të tyre.

Vitin e kaluar, Policia e Kosovës kishte iniciuar qindra raste për veprën penale “falsifikim i parasë” ndërsa vlerësohej që në treg qarkullonin qindra mijëra euro false.

Paratë false në vlerë të 2 dhe 50 eurove kanë qarkulluar më së shumti.

Në disa raste, tregtarët e kanë ndaluar kryerjen e pagesave me këto valuta, nga frika e mashtrimit./REL

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments