Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaGrenell-Hovenierit: Kurti s’ndalet me fjalë, përdorni masat që prodhojnë pasoja para se...

Grenell-Hovenierit: Kurti s’ndalet me fjalë, përdorni masat që prodhojnë pasoja para se të ketë eskalim

Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka shkruar lidhur me reagimin e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë për veprimet e fundit të institucioneve të Kosovës që rezultuan me mbylljen e pikave të postës së Serbisë në Veri të vendit.

Grenell ka thënë se reagimi i SHBA-së është një tjetër letër me qëndrim të fortë, megjithatë thotë se SHBA-ja mund të bëjë edhe më ashpër se kaq.

“Albin Kurti është problemi dhe të gjithë e dinë. Shumë zyrtarë të administratës Biden-Harris dhe zyrtarë evropianë janë thjesht shumë të dobët – Kurti nuk frenohet nga distanca nga deklaratat (madje nuk ia thuani as emrin). Ju keni mjete që prodhojnë pasoja – përdorni ato tani përpara se të ketë një përshkallëzim”, ka shkruar Grenell.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments