Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaTronditet Saranda/ 69-vjeçari vret gruan me sëpatë, më pas ndërron jetë pas...

Tronditet Saranda/ 69-vjeçari vret gruan me sëpatë, më pas ndërron jetë pas sherrit me djalin

Një ngjarje horror ka ndodhur sot në Konispol, me një bilanc prej dy viktimash. Një 69-vjeçar ka vrarë me sëpatë gruan e tij, pas një konflikti.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00, në fshatin Shalës. Por duket se krimi në fjalë ka kapërcyer përmasat, teksa në konflikt është përfshirë dhe djali i shtëpisë, shtetasi me inicialet K. I., rreth 40 vjeç. Ky i fundit pas konflikteve me babanë e tij, shtetasin me inicialet H. I., pak pas ngjarjes, ka rrëzuar babanë e tij, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje

NJOFTIMI I POLICISË

Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi H. I., 69 vjeç, ka vrarë me mjet prerës (dyshohet sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 66 vjeçe.

Më pas, shtetasi H. I. dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin H. I. nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi H. I. ka humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Konispol, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të autorit të dyshuar, shtetasit K. I.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments