Tuesday, December 3, 2024
HomeSportTriumfi i vëllezërve Bakaj, Amarildo në lot: Kisha kohë që e ëndërroja,...

Triumfi i vëllezërve Bakaj, Amarildo në lot: Kisha kohë që e ëndërroja, Zoti ishte i madh sot!

Mbrëmje e madhe boksi në Lezhë, aty ku bijtë e qytetit historik, vëllezërit Bakaj, dhuruan emocione të forta duke triumfuar të dy në duelet për titullar.

I pari u ngjit në ring Roberto Bakaj, që arriti suksesin e 12-të radhazi, pasi  mposhti me “knockout” kolumbianin Edwin Riascos dhe fitoi titullin Kontinental IBO.

Luftëtari shqiptar e shkatërroi që në raundet e para rivalin, duke e hedhur tri herë në tapet.

Mbrëmja epike e boksit në Lezhë kulmoi me suksesin e Amarildo Bakajt, i cili mposhti me “knockout” për titullin botëror WBO ganezin Jon Mbanugu.

Sapo nisi raundi i katërt, Amarildo e gjynjëzoi ganezin, me gjyqtarin që sinjalizoi për përfundimin e luftës. Dy vellezër, dy tituj, djemtë e Lezhës bënë krenarë të gjithë shqiptarët.

Nuk mundi t’i përmbante lotët e gëzimit Amarildo Bakaj, i cili thekoi se kishte dy vite që e priste këtë moment.

“Kam kohë që e ëndërroj…, ishte goxha e vështirë, por sic e patë edhe ju, vazhdoja përpara që ta kisha ndeshjen në kontroll. Ai ishte shumë i gjatë, mbante duart lart dhe shansi im i vetëm ishte që të bëja përpara, të bëhesha më i vogël, që ai ta kishte të vështirë për të më kontrolluar. Isha shumë i stërvitur, në formë shumë të mirë, por ndeshjes nuk i duhet kurrë një grusht ndryshon ndeshjen nga të dyja palët. Jam i emocionuar, sepse kam dy vitë që nuk më ka prirë shumë në boks dhe kam pas raste kur kam menduar se kaq ishte me karrierën time, por Zoti ishte  madh dhe sot… (nuk i përmban lotët).”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments