Friday, November 15, 2024
HomeLajmeKurti largohet nga Qeveria pa e thënë asnjë fjalë pas takimit me...

Kurti largohet nga Qeveria pa e thënë asnjë fjalë pas takimit me ambasadorët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është parë duke dalë nga objekti i Qeverisë së Kosovës.

Por kryeministri Kurti si shpesh herë edhe sot zgjodhi që të mos e thotë asnjë fjalë e vetëm të ngutet për t’u future në veturë.

Kurti nuk deshi të deklarohet në lidhje me deklaratën që sapo u dha nga ambasadorët e QUIN-it , të cilët ia bënë të ditur se janë kundër çdo ndërrimi të statusit të Urës së Ibrit.

“Shtetet e QUIN-it në konsultim me NATO-n nuk e përkrahin asnjë ndërrim të statusit të Urës së Ibrit”,deklaroi Hovenier.

Anipse Kurti vazhdimisht është deklaruar pro mundësisë për hapjen e Urës së Ibrit, derisa thoshte se kjo nuk i pengon askujt por një mundësi e tillë del të jetë problematike.

Madje një deklarim pati dje edhe nga Bashkimi Evropian, ku u tha se rihapja e Urës së Ibrit është çështje që përcaktohet me dialogun Kosovë-SerbiI.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments