Thursday, November 14, 2024
HomeLajmeKosovaFondi Saudit i Zhvillim kredi Kosovës për përfundimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë

Fondi Saudit i Zhvillim kredi Kosovës për përfundimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë

15 milionë euro është kostoja e kredisë së nënshkruar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Fondi Saudit për Zhvillim, për financimin e rrugës Prishtinë – Mitrovicë, raporton Ekonomia Online.

Kjo kredi është nënshkruar për financimin e segmentit që fillon nga Smrekonica deri në Mitrovicë dhe është një gjatësi prej 5 kilometra.

“Me këtë marrëveshje Fondi Saudit për Zhvillim do të mbështesë me një kredi prej 15 milionë euro që fillon nga Smrekonica deri në Mitrovicë dhe është një gjatësi prej 5 kilometra. Ky segment është pjesë e projektit të rrugës Prishtinë-Mitrovicë”, ka thënë ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments