Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaDogana e ATK aksion nëpër argjendari në Prizren, konfiskohet ari e argjend...

Dogana e ATK aksion nëpër argjendari në Prizren, konfiskohet ari e argjend në vlerë gati gjysmë milioni euro Video

Zyrtarët e Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës kanë kryer një operacion të përbashkët kontrolli në pesë argjendari në Prizren, ku kanë konfiskuar mallra në vlerë rreth 450 mijë euro, 

Në njoftimin e Doganës, thuhet se janë sekuestruar 10 kilogramë pa dokumentacion të rregullt, 3 kilogramë argjend pa dokumentacion të rregullt.

“Kontrollet u kryen në disa lokacione të ndryshme brenda qytetit të Prizrenit. Zbulimi i këtyre mallrave u bë falë punës së palodhur dhe përkushtimit të zyrtarëve të Doganës dhe Administratës Tatimore. Dyshohet se këto mallra janë kontrabanduar.

Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë që mund të ndihmojë në luftën kundër kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme. Bashkëpunimi juaj është thelbësor për të siguruar një shoqëri të drejtë dhe të sigurt”, thuhet në njoftim.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments